Kevin Cungu është 22-vjeçari që ka rënë në prangat e policisë, pasi abuzoi seksualisht me një adoleshente.
Cungu është emër i njohur për policinë pasi është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi. Kujtojmë që në 11 shtator 2020, Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja.
Ndërkohë për sa i përket ngjarjes, ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15-vjeçare.
Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. Aty 15-vjeçarja nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.