Liz Truss sapo u shpall kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar pasi fitoi garën kundër Rishi Sunak. Por nga vjen ajo dhe çfarë e bëri të zgjidhej në krye të vendit?
Dikur një mbështetëse e anëtarësisë së Britanisë në BE, Truss nisi të mbështeste Brexit për shkak se vendimi për t’u larguar nuk shkaktoi asnjë “çorientim”.
Një ish-aktiviste e Demokracisë Liberale që në vitet 1980 marshoi kundër Margaret Thatcher, por duket se tashmë vijon të mbajë ndezur flakën e politikanes historike.
Ndonëse një emër jo aq i njohur sa paraardhësi i saj në Downing Street, Truss nuk ishte as zgjedhja e parë e Konservatorëve për të zëvendësuar Boris Johnson. Por premtimi i saj për t’iu kthyer vlerave thelbësore të Konservatorëve si shkurtimi i taksave dhe tkurrja e shtetit, provoi të ishte pikërisht çfarë anëtarët e partisë, të cilët kanë fjalën e fundit, donin të dëgjonin.
Si sekretare e Jashtme, ajo mbeti besnike e Johnson deri në fund ndërsa të gjithë ministrat e braktisën, duke fituar pëlqimin e besnikëve të ish-kryeministrit.
Mbështetësit e zjarrtë Konservatorë të Liz Truss shohin tek ajo palëkundshmërinë, vendosmërinë që shihnin tek Margaret Thatcher, një imazh të cilin kryeministrja e re është përpjekur ta ndërtojë.
Pavarësisht lëizjeve të posteve të saj politike dhe aleancave përgjatë viteve, këto mbiemra janë më të përdorurit për përshkrimin e saj nga miqtë e familjarët, shoqëruar dhe nga “ambicioze”.
Truss është 47 vjeçe, ka lindur në Oksford në një familje ku babai ishte mësues matematike ndërsa nëna infermiere. Ajo është shkolluar në universitetin e Oksfordit në Roundhay School. Ajo është martuar me financierin Hugh O’Leary me të cilin ka dy vajza.





