T’i shohësh të dyja bashkë, nuk është një gjë që ndodh shpesh, kjo dhe për faktin se Kate solli në jetë një bebe 11 javë më parë dhe është tërhequr disi nga angazhimet publike.

Por gjithsesi, momenti kur dy dukeshat, ajo e Kembrixhit dhe ajo e Sussex, respektivisht Kate dhe Meghan, shfaqen së bashku është edhe një garë elegance, siç dokumentojnë fotoyt e publikuara nga DailyMail.

Dhe pagëzimi i princit Louis nuk kishte sesi të ishte ndryshe. Kate zgjodhi të vishej me të bardha, ashtu si edhe në pagëzimet e dy fëmijëve të tjerë të saj, George dhe Charlotte. Ajo dukej rrëzëllitëse me një fustan të Alexander McQuenn, me jakë V dhe me pak mëngë të fryrë. Ndërsa Kate mbante në krahë foshnjen e saj, princi William mbante përdore dy fëmijët më të mëdhenj të çiftit.

Ndërkohë Meghan kishte zgjedhur një fustan të gjelbërt nga Ralph Lauren dhe u shfaq mjaft elegrante përkrah princit Harry, në pagëzimin e nipit të burrit të saj.

E ndërsa Kate kishte zgjedhur një kapele të Jane Taylor, Meghan vendosi një të stilistit Steven Jones.

Se kush është më e bukura e mbretërisë, ju takon juve të zgjidhni…