20shtator 2015  – Pyetjes ia ka dhënë përgjigjen i pari vetë Valer Kolnikaj. Protagonisti i Big Brother 7, që e ka profesion modelingun, thotë se ai është më i bukur se aktori i famshëm italian, por dhe ndërkombëtar, Gabriel Garko. Mbrëmë ishte ceremonia për vajzën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe, ku i ftuar në juri ishte edhe Garko.

Fillimisht Valeri ka hedhur status në faqen e tij në Facebook: “Gabriel Garko është i bukur? Më marrtë të keqen, sapo e pashë live iiii”, shkruan ai. Si gjithmonë, ballafaqimin e bën Olti Curri, i cili i fotografoi të dy dhe shtroi pyetjen: Kush ështëmë i bukur?

/portali DurresLajm/