14 maj 2015 – Një ministër i kabinetit qeveritar është i njohur për historitë e tij rozë. Ato që përfliten në radhët e politikës apo medias i denoncoi ish-kreu i PD-së, Sali Berisha sot në parlament. “Në ministri bëhet mbledhje enkas që të mos flitet për historinë rozë të ministrit”, u shpreh Berisha. Aludimet nisën kur ai ktheu sytë nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Por, vetë Berisha e la mister emrin, duke mos e përmendur. Se kush është në të vërtetë Don Zhuani i qeverisë Rama pritet të shikohet nëse Berisha do ta bëjë publik.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”