17korrik 2015 – Ish –kryeministri Berisha lëshoi një ditë më parë një tjetër akuzë të fortë ndaj një anëtari të kabinetit qeveritar.
Ai tha se një prej ministrave të qeverisë Rama është përgjuar duke komunikuar me një prostitutë në Itali. “Ministri u nis në Itali dhe u telefononte prostitutave, më dil këtu, më dil aty” deklaroi ai në parlament. Berisha nuk e bëri publik emrin e tij.
Por deklaratës i ka bërë jehonë edhe RD, organi zyrtar i Partisë Demokratike, që e ka publikuar atë në faqen e parë. Se cili është ministri që komunikonte me prostituta, as RD nuk e thotë.
Ish –kryeministri i bëri këto akuza kur po fliste për programin që SHISH kishte tentuar të blinte për të vënë nën përgjim edhe komunikimet me WhatsApp, Viber apo Facebook. Sipas disa e –maileve të publikuar nga Wikileaks në blerjen e këtij programi ishin përfshirë edhe ministrat Tahiri, Haxhinasto e Kodheli. Lapsi.al