Gjatë takimeve të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar ministren e parë të qeverisë së ardhshme nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.

Bëhet fjalë për Ina Majkon, e cila kandidon për deputete në qarkun e Vlorës dhe nëse nuk merr votat e mjaftueshme për të siguruar një vend në Kuvend, atëherë Rama tha se do ta bëjë pjesë të qeverisë.

Unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama gjatë një takimi me vajzat dhe gratë në Korçë.

Ina Majko është e para kandidate e komunitetit rom.