Kjo është doktoresha e Shijakut, Jonida Çeliku, e cila u dhunua gjatë detyrës nga një 33-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Duro Istrefi.

Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit të Shijakut, ndërsa arsyet që e shtynë të riun drejt dhunimit të bluzave të bardha, nuk janë ende të qarta.

Policia njoftoi sot se Duro Istrefi u arrestua nën akuzën e “Goditje për shkak të detyrës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin D. I., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi në ambientet e spitalit Shijak ka goditur shtetasen J. Ç., me detyrë mjeke në këtë spital”, informoi policia e Durrësit.