Por cilët janë personazhet e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram apo në media këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, “Social Top 5” ne TAR sjell të famshmit që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

10. Kiara Tito këtë javë nga 676 mijë ai ka shkuar 646 mijë, duke humbur plot 30 mijë ndjekës në Instagram. Kjo ka ardhur për shkak të zënkave që ka krijuar me rifutjen e saj në shtëpi dhe publiku nuk e ka pritur fare mirë këtë ndryshim të moderatores.

9. Qetsor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë 1 mijë ndjekës në platformën e tij të Instagram-it.

8. Shtëpisë i janë shtuar 2 banorë të rinj së fundmi. Banori i parë, i cili është bërë së fundmi pjesë e shtëpisë është Gerti Koxha, i cili merret me modeling dhe hyn në BBV “për të rifreskuar atmosferën në shtëpi”. Këtë javë ai ka shtuar 2000 ndjekës në Instagram.

7. Banori tjetër i ri i shtëpisë së “BBV” është Lorenc Hasrama, një nga këngëtarët më të njohur, i cili nisi karrierën e tij të sukseshme në një nga edicionet e “The Voice of Albania”. Rrjeti menjëherë ka reaguar me hyrjen e tij, duke përmendur këtu lidhjen në të shkuarën me Keisi Medini, por kjo ka qenë në avantazhin e tij, duke fituar 3 mijë ndjekës të rinj.

6. Ronaldo Sharka ka qenë banori i fundit që iu ribashkua shtëpisë, falë televotimit të hapur javën e kaluar. Ai ka arritur të grumbullojë 4 mijë ndjekës gjatë kësaj jave.

5. Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë gjithashtu 4 mijë ndjekës në llogarinë e tij personale në Instagram.

4. Shtëpia ka ndryshuar menjëherë dinamikat e saj që pas futjes së 4 ish-banorëve. Një ndër to ka qenë edhe Bled Mane, i cili nga 30 mijë ka shkuar në 34.8 mijë ndjekës.

3. Dea Mishel Hoxha njihet tashmë për aleancat dhe dinamikat që krijon në shtëpi. Banorja e futur që prej datës 24 dhjetor ka grumbulluar këtë javë plot 5 mijë ndjekës.

2. Që pas zënkës me Kiarën brenda në shtëpi, Efi Dhedhes ka marrë të gjithë mbështetjen e publikut, duke arritur të fitojë plot 10 mijë ndjekës në platformën e saj personale.

1. Një nga protagonistet kryesore të këtij spektakli ka qenë padyshim Olta Gixhari, e cila me vendimin e saj ndërpreu rrugëtimin 100 ditor më 1 prill. Që pas daljes, ajo ka fituar 15 mijë ndjekës në Instagram.