Është përfshirë prej disa javësh në fushatën zgjedhore, ndërsa kohët e fundit është shfaqur shpesh në takimet elektorale të ish-deputetit Oerd Bylykbashi. Bëhet fjalë për kandidaten për deputete Blerina Reçi Xhakolli, pedagogen e UAMD-së, që për herë të parë përfshihet në garën elektorale.

“DurrësLajm” po publikon më poshtë një CV të shkurtër të shefes së Departamentit të Psikologjisë në UAMD dhe njëkohësisht drejtueses së Departamentit të Arsimit pranë PD Durrës.

Kush është Blerina Reçi Xhakolli?

Blerina Reçi Xhakolli, kandidatja për deputete e qarkut të Durrësit, vjen me një kontribut në fushën akademike dhe në komunitetin e qytetit tonë. Blerina është vajza e qytetit, mikja dhe kolegia jonë, e cila me thjeshtësinë e saj dhe energjinë që përcjell të përfshin me një natyralitet të lindur. 

Është e martuar, nënë e dy vajzave studente dhe jeton në qytetin tonë.

Profesionale dhe e përkushtuar në punën që bën, Blerina vendos të kontribuojë në një nivel përfaqesimi më të lartë duke u përfshirë në listën për kandidate me Partinë Demokratike.

Kontributi i saj ne parti ka disa vite dhe konkretisht në vitet e fundit me drejtimin dhe organizimin e Departamentit të Arsimit. 

Blerina punon në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Fakulteti i Edukimit, dhe drejton Departamentin e Psikologjisë prej 2016.

Formimi i saj është në shkencat sociale, ka titullin Prof. Asociuar dhe është një zë aktiv në shoqërinë civile si dhe në përqafësimin e grupeve të ndryshme të interesit, kryesisht të grave, të rinjve dhe familjeve në nevojë.

Që nga viti 2015 drejton Qendrën Komunitare që ofron shërbime psikosociale “Together in Community for Development Society”.