Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka dhënë të tjera detaje lidhur megaoperacionin e fundit të SPAK të ekzekutuar ditën e hënë, ku përfunduan në pranga shumë personazhe të njohur, përfshirë ish-zv.Drejtorin ePolicisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefin e komisariatit numër 6, Dedan Gjoni.

Në studion e “Opinion”, Hoxha foli edhe për një personazh i quajtur Toto Rina.

Sipas gazetarit ky personazh është zbërthyer nga SPAK dhe mund të jetë arrestuar.

Hoxha tha se pritet një komunikim nga SPAK në ditët në vijim për t’u marrë vesh se kush është ky person.