Barometri i katërt zgjedhor i Euronews Albania, realizuar nga data 10 deri më 21 prill, zbulon se 20 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama vijon të kryesojë listën e politikanëve më të pëlqyer në vend.
Sipas të dhënave nga 1600 intervista të realizuara në të gjithë Shqipërinë:
- Edi Rama ka 49.4% mendim pozitiv dhe 45.4% negativ.
- Agron Shehaj, renditet i dyti me 37.3% mendim pozitiv dhe 36.3% negativ, ndërsa 26.4% e qytetarëve thonë se nuk e njohin.
- Adriatik Lapaj mban vendin e tretë me 35.1% mendim pozitiv dhe 34.5% negativ. 30.4% nuk kanë një opinion për të.
- Sali Berisha vlerësohet pozitivisht nga 33.5%, por ka edhe 61.5% mendim negativ – përqindjen më të lartë të pakënaqësisë.
- Arlind Qori merr 24% mendim pozitiv, por mbi 41% e qytetarëve thonë se nuk e njohin.
- Dashamir Shehi, Tom Doshi, Elena Kocaqi, Lulzim Basha, Kreshnik Osmani dhe Edmond Stojku marrin vlerësime më të ulëta si për pëlqyeshmëri, ashtu edhe për njohje në publik.
/Euronews Albania