Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë nga një 33-vjeçar grek mëngjesin e sotëm në Mykonos, ndërsa shkak i ngjarjes është bërë një vajzë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit të sotëm në një lokal në zonën e quajtur Skylabela.
33-vjeçari grek e ka justifikuar aktin e tij duke thënë se shqiptari ka ngacmuar vajzën e cila ndodhej në shoqërinë e tij. Shtetasi grek ka marrë pushkën e gjahut dhe ka qëlluar shqiptarin duke e lënë të vdekur.
Policia greke ka arritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 33-vjeçarin grek i cili ishte në gjendje të dehur.
Sipas informacioneve, avokatja e tij do ta mbrojë të riun grek bazuar në dy fakte e para se 33-vjeçari ishte i dehur dhe e dyta se ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Në fund theksohet se shqiptari jetonte prej vitesh në Mykonos dhe kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të “ishullit të erërave”.
Ndërkaq, mediat greke kanë publikuar fotot e viktimës dhe autorit.
34-vjeçari shqiptar
33-vjeçari grek