Nisur nga fakti që Lulzim Basha është në letrat e depozituara zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhje, Enkelejd Alibeaj e kishte të pamundur t’i shmangej kësaj pyetjeje nga gazetarët të cilët kërkoni të dinin se kush është sot kryetar i PD-së pasi ai mban vulën dhe logon partisë.
“Jo vetëm jam, por ndihem ushtruesi detyrës që prej një viti. Nuk është kjo kryesorja por meqë keni kaq shumë kuriozitet. Jam ushtruesi i detyrës, që nga momenti i vitit të kaluar kur bëri dorëheqjen Basha.
Në regjistrin e partive regjistron emrat e partive edhe kur ka ndonjë dorëheqje dhe duhet regjistruar kreu i ri i partisë i zgjedhur. Aktet e dorëheqjes nuk regjistrohen. Do të pritet dhe do të bëjmë zgjedhje në bazë për kreun dhe do të kemi kryetarin“, tha Alibeaj.