Lulzim Basha ka vazhduar replikat me kryeministrin Edi Rama edhe ditën e sotme, duke u shprehur se pozita e kryeministrit është e sigurt vetëm për shkak të opozitës së Berishës. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha komentoi rikthimin e amerikanëve në SPAK, duke theksuar se ata janë ende aty dhe hetimet vazhdojnë.

Basha tha: “O Ramë, si paske thënë sot e kam zemër Lulin. Sa zemër më ti mua mo, Rame e mori vesh e gjithë bota kur korruptove McGonigal, po re vet brenda. S’të ndahet zemra nga bufi ty o Ramë, se vetëm ai të mban në pushtet. Ai ti dha votat për të liruar të korruptuarit dhe me atë je gati që të godasësh SPAK-un. Je gati që të bësh një buf sa mali i Tiranës ti mo Ramë, po e ke kot. Si the i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty e ke Amerikën Rame, vazhdojnë hetimet. 7×7 bëjnë 313.”

Këto komente kanë theksuar përplasjet e vazhdueshme mes dy liderëve politikë, ndërsa Basha ka kërkuar vazhdimin e hetimeve nga SPAK dhe ka kritikuar kryeministrin për përpjekjet për të minuar këtë proces.