16 dhjetor 2014 – Pjesëmarrësit e “Këngës Magjike” ende nuk janë çliruar nga emocionet e këtij spektakli të madh. Këngëtaret vazhdimisht postojnë foto të ndryshme në llogarinë Instagram, duke treguar disa nga prapaskenat e ndodhura gjatë netëve të “Këngës Magjike”. Rovena Dilo ka publikuar një foto ku ka vendosur dorën në zemrën e Çiljetës dhe është shprehur:
“Zemra po të rreh fort… Çiljeta Xhilaga për Fernandon”. Foto është komentuar në mënyra të ndryshme nga fansat e tyre.






