Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e mëngjesit të sotëm të Albi Bashaliut.

Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se autorët e vrasjes dyshohet se janë braktisur nga bashkëpunëtorët, të cilët pas ekzekutimit dhe djegies së makinës duhet t’i largonin nga vendi i ngjarjes.

Momentalisht po verifikohen të gjitha kamerat e sekuestruara në një perimetër të gjerë me qëllim zbulimin e bashkëpunëtorëve të cilët nuk pritën dy ekzekutorët për t’i transportuar, por i lanë në baltë.

Kjo bëri që autorët, pasi vranë Albi Bashalin, morën mjetin e tij dhe u larguan pa lënë gjurmë.