Juristja e emisionit ‘Shihemi në gjyq’ nuk ndal surprizat.
Ajo është duke shijuar pushimet buzë detit dhe si gjithmonë ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale postime nga ditët e saj. Eni, edhe pse me pushime, duket se nuk mund të qëndrojë e “zhveshur nga kostumi i juristes” .
Ajo ka një mesazh për të gjithë njerëzit të cilët merren me punët e të tjerëve dhe sugjeron që të shijojnë dhe të kujdesen për jetën e tyre.
‘’Edhe pse dite pushimesh per shume prej nesh kam lexuar keto dite shfryerje, mllefe dhe negativitet te panevojshem ne nje periudhe te vitit ku gjithsecili nga ne duhet te qetesohet, te buzeqeshe dhe te mundohet te mendojë vetem per gjera te bukura dhe plot pozitivitet. Nuk mendoni se ka ardhur koha te shihni te ardhmen e diteve tuaja sesa te perflisni zgjedhjen e jetes qe duan te bejne te tjeret. Jeta është tepër e shkurtër që një ditë të zgjoheni të penduar. Për këtë, dashuroni njerëzit që ndaj jush sillen me respekt. Falini ata që nuk e bëjnë këtë dhe besoni se gjithçka në jetë ndodh me arsye.
E juaja me respekt Eni.’’– shkruan Çobani në postimin e saj.