Pas publikimit të lajmit ditën e djeshme në shumë portale online se djali i kryeministrit, Gregor Rama, ka një palë syze me vlerë që mund të shkojnë deri në 60 mijë euro, ka reaguar sot kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi.
“Media ka zbuluar se studenti më i pasur në vend, dhe ndoshta në rajon, është i papuni Gregor Rama, djali i kryeministrit. Zbulimi nuk ka qenë shumë i vështirë për t’u bërë, pasi Gregu, studenti i papunë, është pjesë e arrogancës rilindase që ka dëshirë ta tregojë luksin, edhe pse shokët e tij të klasës nuk kanë lekë të pinë një kafe, le më të paguajnë tarifat e rritura të universiteteve nga babai tij, edhe pse 46.2 për qind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri me 5 dollarë në ditë”, e nis deklaratën e tij para medieve Këlliçi.
“Vlera e këtyre syzeve që mban Gregu është sa dy muaj pagë e presidentit amerikan, Obama. Përveçse një çështje morale, që tregon harbutërinë e rilindjes, kontrastin e thellë mes Edi Ramës, njerëzve të tij, dhe popullit që nuk ka me se të ushqehet, ky është dhe një problem i mprehtë ligjor”, thotë kreu i FRPD-së, teksa thekson se djali i kryeministrit, duhet të tregojë se ku i ka marrë paratë për të pasur një palë syze 60 mijë euroshe.
“Të tregojë burimin e parave. Është i detyruar me ligj. Nëse i ka dhuratë, duhet të tregojë se nga kush i ka dhuratë;
Nga Hakmarrja për Drejtësi?
Nga Emiliano Shullazi?
Apo nga kompania kineze që po përgatitet të marrë koncesionin e TVSH-së, së bashku me xhaxhanë e tij, Olsin?
Këto pyetje janë shqetësim publik, dhe Gregor Edi Rama është i detyruar të japë përgjigje”.





