TIRANË, 24 shkurt 2013 – Karriera e Dritan Lamaj ka nisur herët që pas përfundimit të Akademisë së lartë të Rendit.

I lindur me 15 prill të vitit 1971 në qytetin e Beratit, Dritan Lamaj rezulton të jetë i martuar dhe baba i një fëmije.

Ai ka ushtruar detyrën e shefit të komisariatit në disa qarqe të vendit, mes tyre dhe në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Veç kësaj mësohet se me herët karriera e tij përfshin dhe detyrën si shef i krimeve dhe seksionit, ndërkohë që deri në momentin e ekzekutimit Lamaj kryente funksionin e shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet.

Detyra e re pasoi atë si drejtues i Komisariatit të Kombinatit, ku në muajt e shkuar pati përplasje dhe probleme me disa banorë të zonës atje.