Fushë-Kruja është tronditur sërish nga një ngjarje kriminale mbrëmjen e sotme.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në derën e një objekti tre katesh, në pronën e vëllait të Enver Stafukës, Naimit, i cili jeton me familjen.

Pak para vitit të ri, vëllai i Enver Stafuks, i cili u zhduk ne 8 shkurt 2015, Naimi vendos të thyejë heshtjen dhe të flasë në lidhje me dyshimet që familja ka për rrëmbimin.

Dëshmia e tij vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit ka vendosur të rihapë hetimin për zhdukjen e babait të 4 fëmijëve.

Naim Stafuka tha ne date 3 nentor 2021 se dyshon se në zhdukjen e të vëllait është i implikuar Durim Bami, ky i fundit i njohur si i forti i Niklës. Nder te tjera, Naim Stafuka i ka humbur shpresat se vellai i tij jeton.

Ai tregon po ashtu se persona te maskuar e kane kercenuar se do ta vrasin dhe ate, nderkohe ai tha gjithashtu se flitet per nje video ku duke Enver Stafuka duke u torturuar.

“Kam qenë duke ecur me makinë, më kanë ndaluar me maskë, më kanë thënë: “Po fole më, do të të çojmë tek vëllai yt”,” tha Naim Stafuka ne intervisten e bere ne nentor 2021. (Shiko ketu intervisten e plote)