Policia e Durrësit ka sekuestruar ditën e sotme një sasi prej 4.6 kg lëndë eksplozive tritol dhe C4, municion luftarak, granata dore dhe kapsolla detonatore.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se në lidhje me këtë aktivitiet kriminal janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre me precedentë të mëparshëm penal.

Bëhet fjalë për shtetasit:

Barim Flora, 42-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja”; 

Ardjan Gjoka, 33-vjeç, banues në Tiranë.

Jemin Flora, 33-vjeç, banues në Tiranë.