Ceremonia e diplomimit të 2172 studentëve të UAMD-së u shoqërua nga emocione të shumta, por dy studentë 21-vjeçarë në veçanti përjetuan çaste që do t’i shoqërojnë përgjatë gjithë rrugëtimit të tyre jetësor.
Studenti i degës “Teknologji Automobilash”, Aldo Miftari kishte zgjedhur t’i bënte një surprizë të dashurës së zemrës Migena Xhaferrajt, studente e degës “Gjuhë – Letërsi, Anglisht”.
I ulur në gjunjë dhe gati i përlotur, ai i propozoi për fejesë Migenës, e cila nga emocionet e forta nuk mbante dot lotët dhe me zemrën plot iu përgjigj me PO-në aq shumë të dëshiruar për djalin.
“DurrësLajm” kontaktoi me Migenën dhe zhvilloi me të një intervistë të shkurtër për të mësuar më shumë mbi historinë e tyre të dashruisë, emocionet e mbrëmjes së të premtes dhe planet e çiftit të ri për të ardhmen.
Pse Aldo zgjodhi ceremoninë e diplomimit për t’iu propozuar?
Pasi Aldo me propozoi kjo ishte pikerisht pyetja qe me kaloi neper mend. Zgjodhi kete dite sepse donte qe dy gezime te perjetoheshin ne nje dite. Gjithashtu historia jone ka nisur qe ne gjimnaz, ne fund te vitit të trete dhe duke e ditur qe dhe fakultetin e vazhduam bashke e dinte se sa shume rendesi kishte per mua ajo dite.
Ju pashë të dyve shumë të emocionuar dhe me lot në sy. Përjetuat emocione të forta?
Po, u perlota sepse me erdhi e papritur dhe duke njohur Aldon, qe e ka te veshtire disi te shprehet midis njerezve, me emocionoi shume. Pastaj kur pashe dhe ate qe po perlotej, lotet erdhen natyralisht.
Si jeni njohur ju të dy?
Ne te dy jemi njohur ne qytetin e Durresit, gjate mbarimit te vitit te fundit te gjimnazit. Une jam gjimnaziste e shkolles “Leonik Tomeo”, ai studionte tek shkolla profesionale “Beqir Çela”. Kontakti i pare ka qene tek ” Maratona rinore”, kur Aldo me ka degjuar duke kenduar, pasi perfaqesoja gjimnazin tim. Me pas vendosem pse jo qe dhe universitetin ta kryenim tek UAMD dhe kane qene tri vite shume te bukura, ku kemi mesuar shume nga njeri-tjetri. Deget nuk kane lidhje me njera-tjetren çka e ben dhe me interesante raportin me shkollen ne bisedat tona.
Jeni në punë aktualisht dhe si e planifikoni të ardhmen tuaj?
Per momentin une jam menaxhere ne nje nga rrjetet e marketeve ne Shqiperi, ndersa Aldo momentalisht po ushtron profesionin e tij si berber.
Patjeter qe te ardhmen time e shoh ne fushen e mesuesise, sepse dua te le gjurmet e mia ne rrugetimin e dijes.
Gjithashtu Aldo do te mundohet qe te punesohet per profilin qe ka studiuar, ne menyre qe te vere ne praktike studimet e tij, megjithese ai ka eshte me rebel nga natyra dhe e sfidon here pas here veten.
M.B.





