Vendimi i Kolegjit Zgjedhor që shënoi në një farë mënyre dhe fundin e procesit zgjedhor do të mbahet mend gjatë e do të regjistrohet në historinë tonë elektorale si një moment delikat dhe i rëndësishëm. Po kush janë gjyqtarët që e morën këtë vendim? Ata janë Andi Civici, gjyqtar i Vlorës, me moshë poshtë të dyzetave, dhe me përvojë 2-3 vjeçare në Apel. I dyti është Gjenovefa Gaba, “e famshme” për sulmet që i ka bërë Berisha para ca vitesh; është rreth të gjashtëdhjetave, dhe ka mbi dhjetë vjet që punon në Apelin e Vlorës. Kliton Spahiu është gjyqtar i Durrësit, është me moshë 42-43 vjeç, dhe ka 2-3 vjet që punon në Apelin e Durrësit. Tjetri është Ilir Toska, afro 50 vjeç, gjyqtar prej 6-7 vitesh në Apelin e Tiranës. Dhe i fundit është Valbon Çekrezi, rreth të pesëdhjetave, gjyqtar prej më shumë se 5 vitesh në Apelin e Durrësit.
Vendimi mbi paligjshmërinë e rinumërimit të votave është marrë prej tyre në mënyrë të njëzëshme. Që të pestë pra kanë qenë me idenë se vendimi për rinumërimin e votave kërkonte një shumicë prej pesë anëtarësh në KQZ.
(Burimi Re.Pu)





