Aranit Kurti dhe Flori Paluçi janë dy viktimat e konfliktit me armë të ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të kësaj të mërkure në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, dhe pas një konflikti të çastit mes personave te perfshire ne te.
Sipas të dhënave paraprake nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se pas një përplasjeje për motive ende të paqarta, Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi D. P., 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz.
Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.
Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P., i cili aktualisht është në arrati.





