Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me kontrollin e 7 banesave të ish-punonjësve të Kadastrës Durrës nga SPAK.

Mësohet se bëhet fjalë ish-zyrtarë si dhe qytetarë përfitues të pronave.

Emrat e personaVE që i janë kontrolluar banesat janë:

– Bedri Luku, ish regjistrues i Kadastrës, u shoqërua në policinë e Durrësit dhe u la i lirë pak çaste më vonë.
– Vlash Braja, banues në fshatin Draç të Durrësit.
– Altin Haruni banues në Sukth të Durrësit.
– Agron Bejdolli banues në zonën “Syri I Detit” në Durrës.
– Lisandër Xhejzdari banues në Sukth të Durrësit.
– Asllan Arapaj banues në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës.
– Ber Begeja banues në Tiranë.

 Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit.