Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Big Brother VIP “, ku dhe janë zbuluar dhe konkurrentët e parë.

Shtëpinë i pari e shkeli gazetari Drini Zeqo, i cili më pas priti dhe gazetaren e njohur, Ilnisa Agolli.

Më tej banorëve i është bashkuar dhe astrologia e njohur Meri Shehu.

Më pas banorëve në garë i bashkohet edhe një nga vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar, Rike Roci.