Sipas revistës të njohur “Forbes”, këngëtarja më e paguar për vitin 2012-të është Britney Spears.

Anëtarja e jurisë së “X Factor”, ka arritur që të fitojë plot 58 milionë dollarë falë albumit të saj të fundit “Femme Fatale”.

“Britney ka një elektricitet që lidh audiencën dhe ekranin me të, ndërsa është cilësia e jashtëzakonshme e zërit dhe e performancave të saj që i lënë fansat e saj të vjetër e të rinj pa frymë”,- ka thënë njohësi i muzikës Lori Landw, i cili e ka ndihmuar 31-vjeçaren në fillimet e saj.

Pas pop yllit, që zinte vendin e parë në listë në renditje janë këto emra:

2.Taylor Swift – 57 milion $

3. Rihanna – 54 milion $

4. Lady Gaga – 52 milion $

5. Katy Perry – 45 milion $

6. Beyonce – 40 milion $

7. Adele – 35 milion $

8. Sade – 33 milion $

9. Madonna – 30 milion $

10. Shakira – 20 milion $“