Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare jo vetëm ndaj opozitës por edhe ndaj vetë deputetëve të PS-së. Një kritikë kryeministri e ka drejtuar ndaj koordinatores për bashkëqeverisjen Elisa Spiropalli.
Rama tha se priste që ajo të fliste për gjërat për të cilat është zgjedhur dhe madje të thoshte se cilët kryetarë partie në rrethe duhen shkarkuar.
"Prisja nga Elisa Spiropali të thoshte sot atë që është ngarkuar të bëjë, të thoshte sot se cilët kryetarë të PS duhen shkarkuar që sot, që platformën e bashkëqeverisjes ta vënë në dispozicion të njerëzve që rirnë rrugëve për të kapur miq e shokë për të nxjerrë një hipoteke. Deputet nuk janë zyra pune, as në mundësinë dhe përgjegjësinë të marrin përdore cdo njeri që ka problem me administratë dhe t’ja zgjidhin se është e pamundur, ashtu si deputetëve u duhet dhënë mudnësia të kenë pikën e referimit ku duhet t’i drejtojnë njerëzit. Krytarët ku janë, nuk u kanë dhënë detyrën të merren me punësime, ka që e bëjnë, duhen hequr, nuk u ka dhënë njeri detyrën të bëjnë ndërmjetësime, për të rregulluar tërë farefisin, duhen shkarkuar se njerëzit nuk janë qorra e shurdhe dhe nuk u duhet se ca thotë Rama në televizor. Elisa nuk e beri këtë, nuk ka bërë detyrën si duhet. Kjo eshte e verteta. Dhe une shpresoj ta beje,"- tha Rama.





