Detaje të reja janë zbardhur lidhur me marrjen peng të një 22-vjeçari në Tiranë.
Vëllezërit Arjan Çullhaj dhe Agim Çullhaj në bashkëpunim me të afërmin e tyre Erind Kullolli, kanë marrë peng në një lokal në Tiranë një 22-vjeçar, e kanë futur në makinë dhe e kanë rrahur e dhunuar në Shëngjergj të Tiranës. Policia dyshon se i riu është rrahur për shkak se ka pasur lidhje me vajzën e njërit prej tyre dhe nuk kanë qenë dakord.
I riu është goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit. Pasi mori informacion policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjerjes dhe ka mundur ta liroj dhe arrestoj 3 autorët.