Dy vajza të reja, Eva dhe Anxhela janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës, pasi kishin kryer disa vjedhje në urbanët e kryeqytetit.
Eva dhe Anxhela janë dy vajzat 17-vjeçare që u vunë në pranga nga Policia e Tiranës.
Prej kohësh ishin kthyer në një tmerr për banorët e Tiranës me vjedhjet që bënin.
Në nëntor te vitit te kaluar ato ishin arrestuar nga komisariati nr.1 pasi i vodhën celularin kamerierit te një lokali pas pallatit te kulturës.
“Në vijim të komunikatave që bëjnë fjalë për vjedhjen e telefonit celular dhe një sasi lekësh shtetasve A.S dhe M.S, më datë 16.02.2017, u arrestuan shtetaset E.L dhe A.B, vjeç 17 e 17, banuese në Tiranë. Nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ja disa foto të vajzave në rrjetet sociale: