Politologu Adri Nurellari debatoi në “Now me Erla Mëhillin” me gazetaren Alba Alishani ndërsa po flitej për gjyqin e ish-liderëve të UÇK-së.

Pasi u shkëmbyen disa mendime dhe gazetarja tha disa herë “për të qenë të vërtetë”, politologu iu kthye duke e pyetur nëse ajo pretendonte se ai kishte gënjyer.


Pjesë nga biseda:

Alishani: Për të qenë të vërtetë…

Nurellari: Po pse kemi gënjyer ne këtu, se e the tre herë ti këtë, për të qenë të vërtetë?

Alishani: E kam për të vërtetën time.

Nurellari: Pse kush je ti që mbanke të vërtetën sublime, të kulluar e të kristaltë. Ç’është ky muhabet kështu?

Alishani: E vërteta është e diskutueshme dhe unë i referohem të vërtetës time.

Nurellari: Jo, jo e vërteta është 1 faktikisht.

Alishani: Mund të më kundërshtosh.

Nurellari: Po nuk vjen ti për të vënë nota këtu si profesoreshë, unë them të vërtetën e ju të tjerët jeni kot këtu.