Flori Mumajesi duket se ka probleme shëndetësore.

Nesër është nata e dytë e gjysmëfinales së festivalit Kënga Magjike, kur pritet të performojë ‘live’ edhe Flori.

Por, këngëtari ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, pasi është dashur të marrë serum. “Kush na ka mallkuar”, – thotë ai.

Megjithatë, me anë të videos së publikuar Flori ka treguar se "gjithsesi, do ia dalim nesër”.

Flori po merr pjesë në Kënga Magjike me baladën e fuqishme 'Plas'.