Duke filluar nga 16 gushti, qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk do të kenë mundësinë të ulen për kafe apo restorante nëse nuk janë vaksinuar.

Alsat shkruan se selektimi i klienteles nëpër objektet gastronomike është një nga masat e qeverisë që të stimulojë imunizimin e popullsisë por edhe të ruajë përhapjen e variantit Delta.

“Në çdo kafene apo restorant do të ketë person për mbajtjen e rendit që do të kontrollojë mysafirët për certifikata të vaksinimit kundër Covid-19, ndërsa objektet me kapacitete nën 30 persona nuk do të jenë të obliguar të kenë të angazhuar persona për mbajtjen e rendit”, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ai tha se aktualisht do të ndërpritet tërësisht aktiviteti i këtyre objekteve në hapësira të brendshme.