Zbardhen disa detaje nga takimi i mbajtur në Shkodër këtë të shtunë mes kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe kryebashkiakëve të vendit.

Çështja e parë trajtuar nga kryeministri ishte ajo e aplikimeve nga bashkitë në fondet e BE. Për këtë kryeminsitri ka kërkuar bashkëpunim mes bashkive dhe Ministrisë të Pushtetit Vendor drejtuar prej Arbian Mazniku. Ka theksuar se mbështetja në këtë proces prej pushtetit qëndror do të jetë i pakursyer por kjo varet nga performanca e bashkive.

“Kush performon më mirë do të ketë mbështetje nga Ministria e Financave kur shpërndan grantin e pakushtëzuar. Pra do ketë një dallim ndryshe për ato bashki që kanë performancë më mirë krahasuar me ato me probleme dhe ta zhytura në borxhe ndaj palëve të treta” citohet të jetë shprehur kryeministri Edi Rama.

Si çështje të dytë kryeministri Edi Rama është ndalur në burimet njerzore që punojnë në të gjitha bashkitë e vendit.

Është angazhuar në rishikimin e pagave duke i përafruar me ato të atyre që punojnë në qerisjen qëndrore pasi ka një disnivel shumë të madh.

Synimi ynë citohet të ketë deklaruar kryeministri Rama është unifikimi pagave të pushtetit vendor me ato në pushtetin qëndror.

Ky disnivel pagash shikohet edhe po të krahasohet mes të punësuarve nga njëra bashki në tjetrën.

Përshembull nëse një inxhinier i punësuar në Bashkinë Durrës paguhet me 80.000 lekë, një inxhinier i punësuar në Bashkinë Fushë Krujë paguhet 40.000 lekë.

Ky nivel pagash po krijon boshllëqe dhe pamundësi rekrutimi punonjësish në të gjitha bashkitë e vendit.