25gusht 2015 – Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpalosur sot masat që do të rëndojnë ndaj çdo personi që ndot apo abuzon me ambientin. Mes shkeljeve janë dhe urinimi në ambiente publike, hedhja e plehrave jashtë vendeve të caktuara apo përshtyrje.

Në total janë 8 masa që kërkojnë jo vetëm të zhdëmtojnë pronën e dëmtuar, por edhe të ndërgjegjësojnë qytetarët për respektimin e rregullit dhe ligjit në jetën e përditshme në komunitet. Kompanitë e përmbarimit do të kontraktohen për zbatimin e këtyre masave. Sakaq, paratë që do të vilen nga gjobat do të shkojnë për gjelbërimin e hapësirave publike.

1.   Hedhja e mbeturinave në rrugë ose jashtë kontenierëve – 5.000 lekë

2.   Kryerje e punimeve pa leje – 500.000 lekë + shpenzimet e prishjes

3.   Shfrytëzimi i paligjshëmi hapësirave publike – 20.000 lekë + 300 lekë/m2

4.   Vandalizimi i pronës publike me: 20.000 lekë

5.   dëmtim, bllokim, vjedhje pusete;

6.   urinim/pështyrje/grafiti në rrugë;

7.   dëmtim i shtyllave të ndriçimit/ndriçuesve;

8.   dëmtim pemësh

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/