Beatrix u eleminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother, duke shkaktuar mërzi te shumë prej banorëve brenda shtëpisë, e padyshim edhe te Donaldi.
Pavarësisht situatës jashtë, banorët brenda e kanë dashur dhe e kanë vlerësuar Beatrix dhe shumica edhe e atyre që kanë dalë kanë folur mirë për të.
Me daljen e saj nuk u përlotën vetëm banorët, por edhe vetë Arbana. Olsa Muhameti, shoqja dhe bashkëpunëtorja e Borës, ka hedhur një story me shkrimin:
“Kush vdiq mo fol”, e kjo duket në mënyrë indirekte si ironi për situatën e krijuar.
Por nuk ka munguar as reagimi nga Oriola Marashi, modelja e cila është shoqe e Beatrix, e cila ka shkruar: Vdiq emisioni jot.
Oriola e ka mbështetur dhe më përpara Beatrix, ndërkohë që më pas postimin për Olsën e ka fshirë nga rrjetet sociale.
“Gjithmonë me ty. Engjëlli im i bukur” shkruan ajo për mikeshën e saj.
Beatrix tregoi që ajo nuk ka luajtur brenda shtëpisë, sepse natyra e saj e ndjeshme nuk ia lejonte. Ajo tha se gjërat nga jashtë i shihte ndryshe dhe aty përjetohet çdo gjë ndryshe. Sipas saj ajo hyri për të treguar karakterin e saj pozitivë dhe iu duk mundësi e mirë për të shfaqur nga vetja.
Momentet më të bukura Triksa konsideroi takimet e surprizat nga familjarët.
Arbër Hajdari i dha shumë kurajo duke i thënë të mos mendoj për të tjerët se jeta eshte e bukur.
“Do ta ruaj si një kujtim shumë të bukur. “,- u shpreh Triksa.