Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatn Garunjas, në Lushnje ku pas një konflikti për pronën mes kushërinjve ka mbetur i vdekur një i ri si dhe janë plagosur tre të tjerë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 dhe të plagosur me armë gjahu kanë mbetur shtetasit Shaip Hasalla, 65 vjeç,(babai) Laert Hasalla dhe Emiljano Hasalla 31 vjeç(vëllezër) ndërsa ka ndërruar jetë shtetasi Romeo Hasalla 30 vjeç(vëllai tjetër).

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit Afrim Hasalla dhe Kastriot Hasalla 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.