SHBA, 18 prill 2014 – Një kushëri i beson vajzën e tij 14 vjeçare, me probleme mendore, ajo lejon të dashurin e saj që të abuzojë seksualisht me të. Fakti tronditës është regjistruar në SHBA dhe ka për protagoniste 34 vjeçaren Holly Morrison nga Portland.
34 vjeçarja ka lejuar 59 vjeçarin Donald Cass, të cilin e kishte njohur në një lokal për qeflinjtë, të përdhunonte të miturën. Morrison ka pohuar para hetuesve, se i ka lejuar të dashurit të saj të martuar të abuzonte me vajzën me probleme mendore, ndërsa kishin shkuar së bashku për të kaluar fundjavën.
Vajza ka treguar para policëve edhe detaje nga abuzimet e 59 vjeçarit si dhe rolin që ka luajtur 34 vjeçarja Morrison. Kjo e fundit ka pohuar se ka asistuar në tre raste, kur Cass abuzonte me vajzën. Cass është dënuar në muajin shkurt nga gjykata me 8 vite burg, ndërkohë që dhe Morrison rrezikon një dënim të gjatë, për shkak të rolit që ka pasur në abuzimin me të miturën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





