Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar në “Facebook” shefin e Komisariatit të Policisë së Pukës se mbjell kanabis në bashkëpunim me një të afërm të Mark Frrokut, ish-deputetit që ndodhet në burg.
Ai i referohet një denoncimi nga i ashtuquajturi qytetar dixhital. Po kështu, Berisha shkruan se Sokol Frroku, djali i xhaxhait të Mark Frrokut është dënuar më parë për vrasje.
STATUSI I SALI BERISHES
Qytetari dixhital denoncon:
Shefin e komisaritit te Pukes qe mbjell me Frroket droge, te cilen e mbron policia! sb
“Mirmbrema zoti berisha..do doja tju informoja per nje zoteri i quajtur Sokol frroku djali xhaxhait arben dhe mar frrokut ..i denuar nga gjykata shqiptare si i semure mendor per vrasjen e nje 19 vjecari ne luf/ puke dhe perseri po i njejti person kapet per trafik droge ne greqi dhe ben ca vite burg ..pr nje i “semur mendor qe vret ” mund te merret dhe me kokaine ..sot zoteri ka mbjellur kanabis i lidhur me shefin e komisaritit puke arrin qe ti shpetoje i vetmi nga fshesa qe i beri policia pjeses se kqires ku ishin mbjellur shum po vetem parcelat e ketij njeriu spreken dhe jan me te dallueshmet nga te gjitha …kjo tregon se si lihet nje vrases te bashkpunoje me nje shef policie me nje parti mafioze si partia socialiste”





