Pas vdekjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tashmë kanë filluar spekulimet se kush do ta zëvendësojë atë.

Nasrallah, 64 vjeç, ka qenë në krye të grupit militant libanez për 32 vjet. Kushëriri i tij Hashem Safieddine është ndër kandidatët kryesorë për të marrë vendin e tij.

Kush është Hashem Safieddine?

Vëllai i Safieddine është përfaqësuesi i Hezbollahut në Iran, ndërsa djali i tij është i martuar me vajzën e Qassem Soleimani, gjenerali iranian i vrarë në një sulm me dron amerikan gjatë presidencës së Donald Trump në vitin 2020. Ashtu si kushëriri i tij, Safieddine iu bashkua Hezbollahut menjëherë pasi u krijua në fillim të viteve 1980.

Lidhjet familjare të Safieddine dhe ngjashmëria e tij e ngushtë me kushëririn e tij të ndjerë ka të ngjarë ta ndihmojnë 64-vjeçarin, për të marrë drejtimin e Hezbollahut. Ai tashmë është kreu i këshillit të Xhihadit të Hezbollahut dhe ndër anëtarët kryesorë të këshillit të tij Shura.

SHBA dhe Arabia Saudite e cilësuan Safieddinin si terrorist në vitin 2017.