Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi organizoi sot një takim me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore dhe ekspertë nga Ministria e Arsimit, për të diskutuar disa masa të reja që kanë të bëjnë me përmirësimin e sjelljes së punonjësve arsimorë dhe të nxënësve.
Në një status në rrjete sociale ministrja Kushi thekson se pas takimit me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore si dhe konsultimeve me ekspertë e Ministrisë së Arsimit, është vendosur që së shpejti të nisë vlerësimi psiko-social fillestar dhe periodik për çdo mësues në sistemin arsimor;
Më tej ministrja Kushi shprehet se do të ndërmerret një fushatë e re ndërgjegjësimi “Stop Dhunës në Shkollë” për parandalimin dhe trajtimin e çdo rasti, me fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin.
Ajo ka kërkuar angazhimin e të gjithëve për të respektuar me përpikmëri të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregulloret në shkolla





