Përmes një postimi në Facebook, ministrja Evis Kushi njofton se është zhvilluar mbledhja e parë Këshillit Kombëtar Rinor (KKR), i cili do të shërbejë si një organ këshillimor pranë Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
“Në mbledhjen e parë me anëtarët e Këshillit Kombëtar Rinor, të cilët pas përzgjedhjes me meritokraci dhe një procesi transparent, do të shërbejnë pranë këtij organi këshillimor të MASR. E lumtur që me këta të rinj të talentuar do të çojmë përpara një sërë procesesh me rëndësi në favor të projekteve dhe gjithëpërfshirjes së të rinjve!”, shkruan Kushi.
Gjatë kësaj mbledhjeje, u zhvillua një bashkëbisedim në lidhje me përcaktimin e Sekretariatit Teknik dhe Rregullores së Brendshme të KKR, u bënë konsultime për prioritetet rinore dhe pat diskutime mbi mbështetjen dhe gjithëpërfshirjen e mëtejshme të të rinjve.





