Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka mirëpritur zëvendësministren e re Bora Muzhaqi, gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të drejtorive të ndryshme në këtë ministri.

Gjatë këtij takimi Kushi ka falenderuar Aspasjana Kongo, për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR, si dhe për kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete.

Ajo gjithashtu i ka uruar mirëseardhjen dhe shumë sukses Zëvendësministres së re, Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën Rinisë.

“Duke falënderuar Aspasjana Kongo për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR dhe kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete, i uruam mirëseardhjen dhe shumë suksese Zëvendësministres së re Bora Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet e rinisë.

Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve, do të avancojmë akoma më shumë programe e projekte të frytshme së bashku.”, shkruan Kushi.

Duke falënderuar Aspasjana Kongo për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR dhe kontributin në projekte dhe iniciativa…

Posted by Evis Kushi on Thursday, May 6, 2021