Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka diskutuar gjatë ditës së sotme në Komisionin e Edukimit disa nga rregullat e reja të maturës shtetërore 2023.

Kushi ka lajmëruar se këtë vit veç administratorëve do të ketë edhe kamera sigurie në mënyrë që të gjithë të jenë më të qetë.

Lidhur me studentët e Mjekësisë, Kushi tha se ata do të kenë një test të informatizuar i cili do të jetë shtesë pos provimeve të maturës, në mënyrë që të ketë fiktivitet dhe të mos penalizohen studentët të cilët janë të shkëlqyer.

“Ende ka diferenca në notë mes mesatares vjetore dhe notës në maturën shtetërore dhe kjo vjen për vlerësim të fiktivitetiti. Provimet e maturës duhet të zhvillohen në klasa sa më të mëdha, që mund të jenë pallat sporti, korridore të mëdha në universitete. E rëndësishme është të jenë mjedise sa më të mëdha, te këtë nr të lartë administratorësh por edhe kamera sigurie që të gjithë të jenë të qetë.

Kemi marrë vendimin për testin e informatizuar për mjekësinë. Ky do jetë shtesë, pos provimet të maturës vetëm për ata që zgjedhin mjekësinë. Ata janë më të mirët që kemi në sistem, por kjo mungesa e fiktivitetit që thamë pak më lart mund të penalizojë disa që janë të shkëlqyer. Në këtë mënyrë ne rrisim meritokracinë. Është pritur shumë mirë nga maturantët, janë njohur me metodikën e pyetjeve. Pritet të jenë rreth 3 mijë kandidatë. Kemi marrëveshjen me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, ne kemi dakordësim që ky provim të jetë kriter për renditjen e maturantëve me 30% të peshës. Risia është hartimi i testeve të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe”, tha Kushi.