Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një prononcim për mediat, ka folur për mbylljen e shkollave në vendin tonë nga 24 janari deri më 26 janar.
Ajo deklaroi se mbyllja ka ardhur për shkak të ngrirjes së depozitave të ujit si dhe rrugës që duhet të përshkojnë fëmijët.
“Shkollat i mbyllem se ngrinë depozitat dhe ishte problem rruga e fëmijëve për në shkollë. Pak shkolla kanë problem ngrohjen nëvend”, ka thënë Kushi.
Sa i përket infektimeve nga COVID-19 në arsim, ajo tha se janë 1100 mësues dhe 1600 nxënës me Covid-19.





