Studentët dhe aktivistët e Lëvizjes për Universitetin janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme.
Ata kërkojnë dorëheqjen e ministres Evis Kushi nga posti i saj.
Ata kanë qëlluar godinën e ministrisë me vezë të lyera me bojë të zezë, pas deklaratës së ministres Kushi, e cila pak ditë më parë gjatë një intervistw, tha se të rinjtë që kanë marrë pjesë në protestën e dhunshme për Klodian Rashën duhet të trajtohen nga një psikolog. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta nga ana e studentëve.





