SHBA– Ashton Kutcher e Mila Kunis po planifikojnë të martohen në muajin prill, menjëherë pas zyrtarizmit të divorcit të aktorit 34-vjeçar me Demi Moore.
“Ashton e ka çuar Mila-n në shtëpinë e prindërve në Iowa, gjatë pushimeve të Krishtlindjes, për ta prezantuar me familjen dhe për t’I lajmëruar ata se po planifikojnë të organizojnë një dasmë të vogël në Los Angeles”,- ka thënë një burim për revistën More!, duke shtuar se çifti po mendon të krijojë sa më parë familje.
“Mila i ka thënë Ashton se dëshiron të martohet përpara se të mbetet shtatzënë dhe për këtë arsye ai ka firmosur divorcin për t’u martuar dhe për të pasur një fëmijë, gjë që e ka dëshiruar gjithmonë”,- ka thënë burimi.