Sezoni i verës rrit ndjeshëm lëvizjen e udhëtarëve ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut, Shqipërisë e Italisë.
Prej kohësh, terminali i pasagjerëve në portin më të madh të vendit ofron kushte bashkëkohore. Kjo gjë shprehet nga pasagjerë shqiptarë dhe të huaj.
Burime zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës kanë bërë të ditur se në 6 muajt e parë të këtij viti udhëtarët vendas dhe të huaj janë regjistruar në shifrën 22 për qind më shumë se 6-mujori i parë i vitit 2015.
Sipas të njëjtave burime, 146 754 udhëtarë kanë lundruar me tragete nga Durrësi drejt porteve italiane, ndërsa drejt vendit tonë, kjo shifër është regjistruar në 121 691 vetë, me rritje 28 për qind më shumë se 6-mujori i vitit të kaluar.
Ndërsa aktualisht ku jemi në pikun e sezonit turistik punohet me kapacitet të plotë si dhe janë hapur të gjitha sportelet e përpunimit të dokumenteve në mënyrë që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata. Udhëtarët që bëjnë këtë linjë shprehin impresionet e tyre.
Një grup i organizuar e turistë italianë kanë vendosur të vizitojnë për një jave qytete të ndryshme të vendit tonë. Drejtuesi i grupit shprehet: “Vendosëm që të prekim gjithçka që kemi dëgjuar për Shqipërinë nga mediat”.
Grupi italian shoqërohet nga një ciceron i cili ka përpiluar agjendën e tyre, e cila përfshin qytetet me histori të lashtë dhe të larmishme në vendin tonë.
Tashmë terminali i pasagjerëve në portin e Durrësit ofron kushte bashkëkohore duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e udhëtarëve. /Shqiptarja.com





