Përkeqësimi i motit në vendin tonë ka shkaktuar shkëputjen e energjisë elektrike në disa qytete në veri të Shqipërisë.

OSHEE bën me dije se ka mbetur pa energji elektrike qyteti i Kukësit me rrethinat, qyteti i  Krumës me rrethinat, Kalimash, Vojnik, Shupenze dhe Peshkopia me rrethinat.

“Avari ne linjen 110kV te OST. Po ju bejme me dije se eshte stakuar ne avari linja 110 kV Bulqize-Peshkopi  aset I OST. Pa tension kane ngelur: N/St Kukes, Kalimash, Kalimash Tunel, Krume, Shupenze, Peshkopi si dhe subjekte HEC – te zones. Zonat pa energji jane: Qytet Kukes me rrethinat, Qytet Krume me rrethinat, Kalimash, Vojnik, , Shupenze, Qytet Peshkopi me rrethinat”, thuhet në njoftimin e plotë.